Meshkuj, merrni shënime sepse duket që herën tjetër që do të bëni seks do të duhet t’i rimendoni taktikën. Sipas një anketimi me mbi 1,200 lexuese të Women’s Health, ka 5 pozicine seksi të cilat gratë do të dëshironin t’i harronit.
Duket se femrat e preferojnë pozitën e misionarit ndërsa ajo e qenushit është renditur e fundit në listën e të preferuarave.
Këto janë 5 pozicionet më të këqija për gratë:
“Pozicioni i qenit”
Mund të jetë votuar si pozicioni më i preferuar i seksit në Britani, por në të vërtetë nuk u pëlqen zonjave. Femrat e anketuara kanë rrëfyer se nuk ndjehen aq intime gjatë kësaj pozite dhe e kanë më të vështirë të eksitohen.
“Pozicioni i kaubojit apo kalërimit”
As “gruaja sipër” nuk është aq e mirë për zonjat. Siç duket, kjo ia prish asaj eksitimin pasi që ndjehet e turpshme. Këndi i këtij pozicioni bën që barkun dhe gjokset t’ia shfaqë partnerit gjë që e bën atë të ndjehet e ekspozuar.
“Pozicioni i kaubojit nga pas”
Kjo mund t’ua ngrejë juve dëshirën seksuale, por mundësitë që ajo të përjetojë orgazëm janë më të vogla. Veç kësaj, kjo pozitë është e rrezikshme edhe për meshkujt sepse mund ta dëmtoni penisin…
“Pozicioni e misionarit”
Lajme të këqija për meshkujt me penis të vogël – mundësitë për ta prekur “pikën e duhur” janë më të vogla në këtë pozitë. Kjo pozitë nuk bën mrekulli në maksimizimin e madhësisë së penisit, por një ndryshim klasik në këtë pozitë e bën një dallim shumë të madh. Përpiquni ta provoni pozitën seksuale CAT (Coital Alignment Technique) – për ta ngritur nivelin e kënaqësisë. Kjo pozitë është thuajse krejtësisht e njëjtë me atë të misionarit, por këtu mashkulli pozicionohet pak më larg, gjë që mundëson më shumë stimulim.
“69-shi…”
E njohur për të gjithë, por e gabuar për zonjat. Shumica e zonjave preferojnë të mos ju kryejnë seks oral gjatë kohës që ju performon atyre – kjo do të thotë se ato nuk mund të përqendrohen aq shumë në kënaqësinë e tyre. Sipas anketimit, kjo manovër ka mungesë intimiteti.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...