Google ADS

Pesë librat që Bill Gates u sugjeron t’i lexoni këtë verë

20:18 | 15 Korrik 2016
Arbresh.info

Për Bill Gates , të nxehtit e verës është mënyrë e duhur për të ikur nga realiteti.

Në një blog të ri të filantropistëve, bashkë-themeluesi i Microsoft-it dhe lexuesi i pangopur  Bill Gates, ka rekomanduar pesë libra të matematikës dhe shkencës për t’i shijuar në muajt e ardhshëm.

1. Seveneves , nga Neal Stephenson

Një roman prej 800 faqesh, e zhanrit shkencë dhe fiksion trajton çështjen e racës njerëzore e cila është e detyruar të largohet nga Toka. Gates thotë : “Ju mund të humbisni durimin me të gjitha informatat që ju do ti merrni në lidhje me fluturimet në hapësirë. Stephenson , i cili jeton në Seattle , i ka bërë të qarta hulumtimet e tij, por më kanë pëlqyer shumë detajet teknike”, transmeton KosovaPress.

 2. Fuqia për të konkurruar , nga Hiroshi Mikitani dhe Ryoichi Mikitani

Themeluesi i Rakuten dhe CEO Hiroshi Mikitani në bisedë me babain e tij ekonomist  Ryoichi Mikitani , flet rreth asaj se si ta rigjallërojë ekonominë japoneze . ” Edhe pse unë nuk pajtohem me çdo gjë në programin e Hiroshi-t , unë mendoj se ai ka  ide mjaft të mira, ” shkruan Gates .

3. Sapiens : Një histori e shkurtër e njerëzimit , nga Yuval Noah Harari

Historiani Yuval Noah Harari ndjek udhëtimin e njeriut me njohësit e tij  bujqësorë dhe revolucionet shkencore. ” Të dy unë dhe Melinda e kemi lexuar këtë libër, dhe kjo ka ngjallur shumë biseda të mira në tryezën tonë gjatë darkave “, thotë Gates .

 4. Si mos të jesh gabim , nga Jordan Ellenberg

Profesori i matematikës Jordan Ellenberg prishë konceptet e mëdha dhe të vogla për të treguar se si ” të menduarit matematikor ” mund të aplikohet kudo . ” Në disa vende matematika bëhet mjaft e komplikuar “, shkruan Gates , por Ellenberg  gjithmonë i përfundon gjërat në atë mënyrë që sigurohet që ju jeni ende me të”.

5. Pyetja Vitale , nga Nick Lane

Biokimisti Nick Lane shpjegon se mbështetja në energji mund të shpjegojë shpërthimin nga jeta e thjeshtë e qelizave të vetme në forma komplekse . ” Nick është një prej atyre mendimtarëve origjinalë që ju shtyn të thoni : Më shumë njerëz duhet të dinë për punën e këtij njeriu “, thotë Gates .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme