Secila femër e suksesshme është detyruar të kalojë nëpër faza të ndryshme të jetës.
Edhe pse sot janë sinonim i pasurisë për karrierë të pasur dhe pasuri, pas gjithë asaj që tani shohim fshihen edhe shumë momente të vështira dhe vendimtare, transmeton Telegrafi.
E përbashkëta e të gjitha këtyre damave në rrugën e tyre drejt suksesit është mësimi i disa leksioneve jetësore, të cilat po i zbulojnë në vazhdim…
1. Kurrë nuk do të jeni mjaftueshëm të gatshme
“Femrat duhet patjetër të shmangen nga të menduarit që nuk janë të gatshme të bëjnë diçka dhe të mendojnë që dëshirojnë të bëjnë diçka dhe në atë rast të mësojnë diçka”. – Sheryl Sandberg
2. Gjithmonë do të ballafaqoheni me pengesa dhe me sfida
Sfidat janë dhurata të cilat na nxisin të kërkojnë qendrën e re të gravitacionit. Mos luftoni me to. Vetëm gjeni mënyrën e re që të qëndroni”. – Oprah Winfrey
3. Nuk do të pajtohen gjithmonë të gjithë me vizionin tënd
“Njerëzve u është e vështirë të kuptojnë seriozisht dikë, i cili kurrë nuk ka bërë diçka. Mirëpo mua kjo më ka dhuruar fryrjen erës në shpinë që të lëviz përpara”. – Jessica Alba
4. Të përjetosh mossukses është krejtësisht në rregull.
“Është realitet që ndonjëherë të përjetoni mossukses. Edhe kurrë nuk jeni tepër të mirë të humbni. Kurrë nuk jeni tepër të mëdhenj të humbni. Kurrë nuk jeni tepër të mençur të humbni. Kjo thjesht ndodh”. – Beyonce
5. Mos lejoni që frika t’ju ndalë.
“Guximi është sikur muskujt. Nga jeta ime personale e di që sa më shumë që ushtroj, është më e natyrshme që të mos lejoj që frikësimet e mia të më udhëheqin”. – Arianna Huffington
/Telegrafi/
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...