Fshirja e pluhurave, hekurosja, larja, pastrimi janë veprime të përditshme në shtëpi.
Mirëpo ka disa gjëra që gjatë pastrimit më shumë se të ndihmojnë i bëjnë dëm shëndetit.
Larja e enëve me sfungjerin e vjetër. Sfungjeri i enëve do të lloj të mbledh baktere pas 3 ose 4 përdorimesh. Për ta pastruar atë duhet ta fusni për 1 minutë në mikrovalë dhe më pas ta lajni mirë më detergjent enësh. Kur sfungjeri është vjetërsuar dhe mban erë duhet zëvendësuar me një të ri.
Përzieni disa detergjente pastrimi. Produkte të ndryshme përmbajnë kimikate të ndryshme më të ashpra ose të lehta. Prandaj miksimi i tyre shpesh mund të dëmtojë objektin që po pastroni apo dyshemenë. Gjithashtu mund edhe të shkaktojë reaksione alergjike.
Pastrimi pa doreza. Pastrimi pa doreza do të bëj që të gjitha kimikatet e detergjenteve të pastrimit të veprojnë në duart tuaja duke i prishura, acaruar dhe shkaktuar alergji. Edhe bakteret arrijnë më kollaj në lëkurë kur jeni pa doreza. Gjithmonë përdorni doreza gjatë pastrimit të shtëpisë.
Nuk i jepni kohë produkteve të pastrimit për të vepruar. Nuk duhet që ta pastroni njollën apo pisllëkun sapo ta spërkasni atë me detergjent. Lëreni detergjentin të veprojë për disa minuta dhe më pas pastrojeni me një leckë apo sfungjer. Nëse e lani direkt do të harxhoni më shumë detergjent dhe kohë.
Përdorni detergjentin e xhamave për të pastruar banakun dhe dyshemenë. Ky detergjent është i mirë për të shkëlqyer xhamat, por jo dyshemetë dhe banakun. Përdorni detergjentët përkatës për pastrimin e tyre, pasi ai do ti shkëlqejë, dezinfektojë dhe do ti mirëmbajë më gjatë banakun dhe dyshemenë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...