Google ADS

Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fituar miliona e miliarda dollarë

23:06 | 3 Janar 2025
R J

Viti 2024 ka qenë i pasuruar me filma të shumtë interesant që pushtuan kinematë anembanë botës.

Duke filluar nga zhanret aksion, komedi, dramë e fantashkencë, bota filmike ka qenë e pasuruar me krijime të shumta që shpërfaqën më së miri botën artistike.

Përveç kësaj, fitimet po ashtu kanë qenë të mëdha për shumicën e filmave dominues duke grumbulluar në arka qindra miliona euro.

Fitimet kanë qenë të mëdha kryesisht për filmat e botës së animuar, ku tre prej tyre renditet në top-pesshen e filmave më të shitur këtë vit.

Për të përmbyllur vitin 2024, Business Insider ka përmbledhur filmat me fitimet më të larta të vitit, sipas Box Office Mojo.

Në listën e mëposhtu ua sjellim pesë prej tyre që fituan më së shumti gjatë gjithë vitit.

Në vendin e pestë: “Dune: Part Two”

Filmi në kategorinë e fantashkencës, Dune: Part Two është në mesin e pesë filmave me më së shumti fitime duke fituar mbi 714 milionë dollarë, derisa buxheti për realizimin e tij thuhet të ketë qenë 190 milionë dollarë.

Në vendin e katërt: “Moana 2”

Filmi i zhanrit të animuar Moana 2 ka pasur fitime të jashtëzakonshme duke fituar përgjatë vitit mbi 820 milionë dollarë.

Buxheti për krijimin e tij raportohet të ketë qenë 150 milionë dollarë.

Në vendin e tretë: “Despicable Me 4”

“Despicable Me 4” është një film që po ashtu u rangua lart madje në vendin e tretë si filmi më i shitur në vitin 2024.

Ky film ka fituar 969 milionë dollarë, derisa buxheti edhe përkundër faktit që buxheti për realizimin e tij ka qenë 100 milionë dollarë.

Në vendin e dytë: “Deadpool & Wolverine”

“Deadpool & Wolverine” është filmi i dytë më i shituri për vitin 2024 duke fituar mbi 1.3 miliard dollarë.

Buxheti për realizimin e tij ka qenë 200 milionë dollarë.

Në vendin e parë: “Inside Out 2”

Për të përmbyllur këtë vit si më së miri, filmi i animuar “Inside Out 2” rangohet i pari si filmi më i shitur për vitin 2024 duke fituar 1.6 miliard dollarë.

Buxheti i raportuar i realizimit thuhet të ketë qenë 200 milion dollarë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme