Të jemi të sinqertë: Cikli menstrual është një lloj dhimbjeje, por imagjinoni pak nëse periodat tuaja po zgjasin më shumë se zakonisht.
Në fakt, cikli normal zgjat nga 2 deri në 7 ditë dhe nëse shihni që hemorragjia vazhdon 2 ditë më shumë se zakonisht, duhet patjetër të dini nga vjen kjo.
1. Urime, mund të jeni shtatzënë!
Prit, po a nuk kanë thënë që shenja numër 1 e shtatzënisë është mungesa e periodave? Po, kjo është e vërtetë, por jo në të gjitha rastet. Zgjatja e periodave mund të jetë një shenjë se jeni shtatzënë dhe në të njëjtën kohë të mos keni të përziera. Më e mira, bëni një test!
2. Pilula e emergjencës është një tjetër arsye!
Çdo gjë që manipulon hormonet, ka shanse të zgjasë ditët e periodave. Nëse para ciklit keni marrë një pilulë të tillë, ju presin ditë të gjata cikli menstrual!
3. Mund të keni dështuar!
Abortet e hershme janë shumë më të shpeshta nga ç’mund ta mendoni ju. Shumica e grave zbulojnë se kanë qenë shtatzënë vetëm kur kanë dështuar. Shenja e vetme për ta kuptuar? Zgjatja e periodave!
4. Mund të keni probleme me tiroidet!
1 në 8 gra vuan nga mos-funksionimi i mirë i tiroideve. Periodat e zgjatura dhe me shumë dhimbje, tregojnë se mund të keni probleme me tiroidet.
5. Trupi yt po përgatitet për menopauzën
Po, kalimi i moshës ndikon shumë edhe në periodat tuaja. Menopauza, që teknikisht nënkupton që keni plot 12 muaj pa ju ardhur periodat, ndodh zakonisht tek gratë rreth 50 vjeç. Në fillimin e kësaj faze, mund të dalloni që periodat ju vijnë më rrallë, por zgjasin shumë ditë. /Telegrafi/
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...