Google ADS

Pesë aplikacionet për të mësuar një gjuhë të huaj

19:31 | 26 Korrik 2017
Arbresh.info

Gjithmonë një gjuhë e huaj është një aset si për CV tonë ashtu dhe në përditshmërinë dhe prezantimin me njerëz të rinj.

Përveç faktit që njohja e gjuhëve të huaja është kulturë ajo gjithashtu përbën dhe një mundësi për të dalë nga situata të caktuara kur ndodhemi në vende të ndryshme. Ekzistojnë disa aplikacione të cilat ndihmojnë në mësimin e gjuhëve të huaja online.

Duolingo: Duolingo është mjaft i lehtë në përdorim dhe mbi të gjitha të lejon të avancosh hap pas hapi. Fillimisht fillohet me shprehje të thjeshta dhe më pas kalohet në mësime më të vështira dhe komplekse. Nëse harroni diçka, Duolingo është një aplikacion që ju lejon shumë thjeshtë t’i riktheheni përsëri mësimit dhe të punoni me dobësitë që mund të keni.Duolingo ofron mësimin e gjuhëve Anglisht, Italisht, Gjermanisht, Spanjisht, Frengjisht.

Busuu: Busuu është një aplikacion që ofron mundësi mjaft të mira mësimi. Aplikacioni shfaq një video ku dikush tjetër është duke folur, dhe më pas i kërkohet përdoruesit të regjistrojë përgjigjet e veta. Ju mund të mësoni: Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Italisht, Spanjisht, Turqisht, Rusisht, Portugalisht, Japonisht, gjuhën Kineze dhe gjuhën Polake.

Memrise: Aplikacioni përdor metoda efektive për të mësuar. Metoda që ky aplikacion përdor me animacione dhe pamje që ndihmojnë kujtesën, dhe quiz-ce të ndryshme është çelësi i suksesit. Gjuhët që mund të mësoni:  Gjermanisht, Frengjisht, Rusisht.

MindSnacks: Mindsnacks kombinon argëtimin me mësimin duke u bërë kështu një mënyrë perfekte për të mësuar. Aplikacioni përbëhet nga 11 mësime të ndryshme të dizenjuar në lojëra të thjeshta.Gjuhët që mund të mësoni nëpërmjet këtij aplikacioni : Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht, Portugalisht, Japonisht dhe gjuhën Kineze.

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme