Kjo pasuri mineralesh dhe vitaminash do t’i bëjë mrekulli lëkurës suaj. Përzierja të cilën mund ta përdorni për t’i eliminuar puçrrat ka bazë piperin e zi, ndërkaq sekreti qëndron në atë që është e pasur me minerale dhe vitamina të dobishme.
P.sh., aty është vitamina A (beta karoteni), që është shumë e dobishme për shëndetin e syve, sikur p.sh. kur është fjala për ndikimin antioksitand, transmeton Telegrafi.
Vitamina K (koagulative) është e rëndësishme për rregullimin e drejtë të funksionimit të qarkullimit dhe metabolizmit, muskujve dhe eshtrave.
Përzierja piling:
Përzieni një lugë piper të zi dhe dy lugë jogurt, dhe përzierjen qiteni në lëkurë të pastër, duke e fërkuar me lëvizje rrethore disa minuta. Në fund shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Kjo përzierje pilingu do të duhej të pastrojë lëkurën tuaj, por eliminon edhe njollat dhe vragat dhe i jep shkëlqim lëkurës suaj.
Maska me mjaltë:
Përzieni gjysmë luge të vogël piper të zi, një të bardhë të vezës së tundur dhe një lugë mjaltë. Maskën e këtillë të përftuar qiteni në fytyrë dhe mbajeni 15-20 minuta, pastaj lajeni fytyrën.
Kjo maskë do të duhej t’ju ndihmojë që të pastroni fytyrën nga puçrrat dhe aknet. /Telegrafi/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës