Google ADS

Personi më i vjetër në botë vdes në moshën 117-vjeçare

13:46 | 20 Gusht 2024
R J

Maria Branyas Morera-spanjollja që u bë vetëm 117 vjeç! Në moshën 113 vjeçare mbijetoi Coronën

Sipas librit Guinness ajo ishte personi më i moshuar në botë – Në moshën 117 vjeçare, Maria ndërroi jetë në një qendër për të moshuarit në verilindje të Spanjës.

Familja bëri të ditur se “Maria Branyas na la. Ajo ndërroi jetë si dëshironte, në gjumë, e paqtë dhe pa dhimbje”

Në një letër lamtumire më parë Maria kishte shkruajtur: Koha po afron. Mos qani për mua, nuk i dua lotët. Kudo që do shkoj do të jem e lumtur. Maria Branyas lindi në SHA në vitin 1907, në vitin 1915 familja shkoi të jetojë në Spanjë. Në moshëm 113 vjeçare ajo mbijetoi infektimin Coronën.

Branyas jetoi dy dekadat e saj të fundit në shtëpinë e të moshuarve Santa Maria del Tura në qytetin Olot në Spanjën verilindore dhe festoi ditëlindjen e saj të 117-të atje në muajin mars.

Tani njeriu më i moshuar është japonezja Tomiko Itooka me 116 vjeç.

 

Të ngjashme