Një studim i fundit ka gjetur një lidhje të mundshme mes yndyrës trupore dhe tkurrjes të trurit.
Hulumtuesit shikuan një total prej 9,652 personash me një moshë mesatare prej 55. Nga i gjithë grupi, 19 për qind ishin obezë sipas indeksit të tyre të trupit (BMI), një matje e cila lidhet me peshën dhe lartësinë, transmeton portali arbresh.info
Shkencëtarët kanë gjetur se personat obezë kishin vëllim më të ulët të trurit, në krahasim me personat e dobët.
Vëllimi më i ulët i trurit, i parë në 1,291 pjesëmarrës, ishte 786 centimetra kub.
Kjo ishte dukshëm më e ulët se 798 centimetra kub të parë në 3.000 njerëz me “peshë të shëndetshme”.
“Studimi ka lidhur ngushtimin e trurit me rënien e kujtesës dhe me rrezikun e lartë të mendurisë, por kërkimi mbi nëse yndyra shtesë e trupit është mbrojtëse apo e dëmshme për madhësinë e trurit ka qenë e papërfunduar”, tha Mark Hamer, nga Universiteti Loughborough.
Ai ka shtuar se studimi lidhej me një grup të madh njerëzish dhe gjëti që obeziteti mund të ndikojë në tkurrjen e trurit.
Megjithatë ai ka shtuar se është e paqartë nëse obeziteti mund të dërgojë drejt anomalive të strukturës së trurit ose anasjelltas.
Studimi u botua në revistën Neuorologji./arbresh.info/
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi