Ju lëpin shpesh qeni juaj? Ndoshta ashtu dëshiron t’ju shfaqë dashurinë
Lëpirja si formë komunikimi midis qeneve fillon që në momentin kur lindin. Nëna këlyshët me lëpirje i pastron dhe i than, mirëpo nëse lindin të verbër dhe të shurdhër, shija është njëra ndër mënyrat që të njihen me ambientin.
Meqenëse komunikojnë ndërmjet vete, po ashtu komunikojnë edhe me njerëzit.
Lëpirja mund të jetë përshëndetje, mirëpo me të mund të tregojnë edhe dominimin.
Ndonjëherë kur qeni na lëpin dëshiron ushqim, gjithashtu është shprehi të cilën e arrijnë sikur bebet.
Duke lëpirë nënën rreth gojës i bëjnë me dije që janë të uritur, prandaj sinjale të ngjashme mund t’ju dërgojnë edhe juve.
Pos komunikimit dhe dëshirës për ushqim, qentë dëshirojnë të hulumtojnë dhe gjuha është njëri ndër organet i cili shpesh shërben për të hulumtuar, transmeton Telegrafi.
Shembull i mirë është kur arrini në shtëpi dhe nëse keni përkëdhelur ndonjë kafshë tjetër, ekziston shansi që qeni të dëshirojë të hulumtojë se për kë është fjala, por njëherësh edhe të eliminojë aromën nga ju.
Tërheqja e vëmendjes është edhe një arsye përse qeni ju lëpin.
Neve ndonjëherë na duket që po marrim puthje të shumta nga ata, ndërkaq ata e dinë mirë që pas puthjes pason ëmbëlsira.
Me puthje të tilla qentë shfaqin dashurinë dhe respektimin ndaj njerëzve. Megjithatë, edhe pse qeni është i shëndetshëm, nuk rekomandohet që t’ju lëpijë mu përreth gojës, sepse me gjuhë dëshirojnë të hulumtojnë, dhe kurrë nuk e dimë se çfarë saktësisht ka “hulumtuar” gjatë kohës së shëtitjes.
Edhe një gjë interesante është që qeni ju lëpin më shumë kur jeni të djersitur.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...