Hulumtimi i mikrobiologëve nga Universiteti Arizona, tregon që 90 për qind e filxhanëve të zyrave dhe e filxhanëve të vegjël janë të mbuluar me mikrobe të cilat mund të jetojnë edhe në ambientet të cilat u përshtaten edhe deri në tri ditë.
Dhe 20 për qind e tyre janë bartës të baktereve fekale! – transmeton Telegrafi.
Mos u brengosni, nuk është çështja tek shprehitë tuaja higjienike dhe nuk do të thotë që jeni të pakujdesshëm nëse filxhanin tuaj e sulmojnë mikroorganizmat.
Bakteret nuk kanë kurrfarë fuqie nëse nuk ekzistojnë kushte të përshtatshme për mbijetesën e tyre.
Nëse filxhani qëndron i palarë në tavolinën tuaj pasi që keni pirë kafen apo ndonjë pije tjetër, bakteret fillojnë të shumëzohen menjëherë, ndërkaq kolonitë e baktereve shtohen madje edhe nëse filxhani nuk përmban asgjë më shumë e shtresa apo gjurma e kafes.
Bakteret janë rezultat i asaj që ndodh kur lani filxhanin në kuzhinën e firmës suaj, madje me sfungjer të cilin aty e përdorin kushedi sa shumë kohë.
Sa më i vjetër të jetë sfungjeri, aq më vdekjeprurës bëhet.
Profesori mikrobiolog Charles Gerb, këshillon që çdo ditë të merrni filxhanin tuaj në shtëpi, ta lani në enëlarëse dhe të jeni të sigurt që ka kaluar nëpër ciklin e thatë, me ç’rast temperatura e lartë mbyt të gjitha bakteret. /Telegrafi/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...