Nga ‘refleksi’ ne vetvetiu e vëmë orën në kyçin e dorës së majtë, por a keni menduar ndonjëherë përse?
Megjithatë, nëse e analizoni mirë, ka disa përjashtime edhe për këtë “rregull”.
P.sh. përderisa shumica e njerëzve e mbajnë orën në dorën e majtë, disa tjerë e mbajnë në dorën e djathtë.
Gjithashtu mund të keni dëgjuar edhe për “rregullin” se meshkujt supozohet ta mbajnë orën në dorën e djathtë dhe femrat në dorën e majtë.
Por, nuk duhet të jetë befasi se këto teori janë të mbështetura nga shkenca dhe kanë prapavijë historike, transmeton Telegrafi.
Le të fillojmë me historinë…
Historikisht, më moti ka pasur vetëm ora të xhepit; ato ishin bërë shumë të popullarizuara gjatë luftës së Boerit. Zyrtarët i kishin mbajtur ato në xhepa të veçantë lëkure të cilët kishin qenë të lidhur me kyçet e dorës.
Pavarësisht se kishin qenë të nevojshme për koordinimin e aktiviteteve ushtarake, ato kanë qenë mjaft të mëdha. Dhe ky nuk kishte qenë defekti i vetëm në dizajnë.
Orët kishin qenë delikate me rrotë të mëdha balancimi dhe mund të prisheshin shumë lehtë.
Për t’i mbrojtur nga dëmet, më së miri ka qenë të mbahen në dorën e cila është më pak dominante – në shumicën e rasteve pra në dorën e majtë.
Çfarë thotë shkenca?
Pra, këtu duhet ta konsiderojmë faktin se jo çdonjëri e mban orën në kyçin e majtë. Shumica e mbajnë në të majtin, por një pjesë e njerëzve e mbajnë edhe në dorën e djathtë.
Por, kur trendi i mbajtjes së orëve në kyçet e dorës kishte filluar të rritej, njerëzve iu ishte dukur më e përshtatshme ta mbanin në dorën e majtë.
Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë: kur jeni duke punuar me dorën e djathtë, është shumë më e lehtë ta shikoni orën nëse e mbani në dorën e majtë. Pra, njeriu mundet më lehtë ta shikojë orën në dorën e majtë dhe në të njëjtën kohë të punojë me dorën e djathtë.
E fundit: A duhet meshkujt ta mbajnë orën në dorën e djathtë dhe femrat në të majtën?
Ky argument nuk ka mbështetje shkencore. Ndoshta është diçka kulturore në komunitete të caktuara apo thjesht një stereotip. /Telegrafi/
Zelensky: Krimea mund t’i rikthehet Ukrainës përmes diplomac...
Barcelona në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Jona...
29 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit
Rama prezanton projektin e ri të Ujërave Termale të Bënjës n...
Vullkani në Islandë shpërthen për herë të shtatë brenda një ...
Ilir Meta letër nga burgu për mbështetësit: Nisni protestat ...