Dhembja e kokës është shndërruar në shqetësim të madh për pasagjerët, të cilët për arsye të ndryshme zgjedhin të fluturojnë. Ekspertët theksojnë se dhembja e kokës në fluturim ekziston si pasojë e stresit dhe ajrit të kondicionuar, që krijon problem për shëndetin.
Ekipi i spitalit Fedrico Mainardi në Venecia ka përshkruar 75 raste të këtij nëntipi të ri të dhembjes së kokës. Kjo është një lloj dhembje koke, që ndikon në gjysmën e kokës dhe përqendrohet në dhembjen rreth syve, por që nuk ka të bëjë me forma të tjera të njohura aktualisht.
“Sulmet” e dhembjeve në kokë gjatë fluturimit zakonisht janë të shkurtra, zgjasin rreth gjysmë ore dhe nuk janë të lidhura me simptoma të tjera, si për shembull të përziera apo parehati të shkaktuara nga drita.
Megjithatë ekspertët nuk anashkalojnë faktin se kjo dhembje koke vjen dhe si pasojë e ndryshimeve të presionit të trysnisë gjatë fluturimit.
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata