Google ADS

Përse Monako është një nga vendet më të shtrenjta në botë

22:34 | 31 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Monako është një nga vendet më të bukura dhe më të shtrenjta në botë. Të gjithë ëndërrojnë që të kenë një stil luksoz jetese brenda shtëpisë së tyre të bukur, ku të mund t’i kthejnë ëndrrat në realitet.

Megjithatë, nëse tregohemi realistë, atëherë është pothuajse e pamundur të bësh një jetë luksoze nëse nuk i ke mundësitë për ta përballuar këtë lloj jetese. Edhe kur njerëzit udhëtojnë në vende të largëta, në varësi të vendit ku ndodheni në botë, kostot mund të ndryshojnë. Ashtu si hotelet me pesë yje që vendosin çmime më të shtrenjta për suitat e tyre të klasit të lartë, jetesa në një mjedis të sigurt dhe të qetë mund të jetë gjithashtu mjaft e shtrenjtë.

 

Shumë njerëz të pasur zhvendosen për në Monako dhe fillojnë një jetë të re në këtë vend. Nga vjen gjithë ky aktraksion për Monakon? Epo, Monako është një nga vendet më të shtrenjta në botë. Le të shikojmë se si arriti Monako të bëhej kaq i njohur në këtë aspekt.

 

Shteti i bukur i Monakos

 

A do të mund të refuzonit një ofertë për të rifilluar jetën tuaj nga e para, në një vend me klimë të shkëlqyer dhe mjedis të freskët e të bukur? Fatkeqësisht, zhvendosja për në Monako do t’ju kushtonte sa të gjitha kursimet tuaja të jetës. Nëse mendoni se mund të siguroni një shtëpi të shkëlqyer me vetëm disa qindra mijë dollarë, atëherë gaboheni. Edhe 200,000 dollarë do t’ju mjaftonin vetëm sa për të blerë një banjë të bukur.

 

Kur bëhet fjalë për pasuritë e paluajtshme, Monako mban kurorën e vendit më të shtrenjtë në botë. Ka një arsye pse njerëzit e quajnë këtë vend “zona e miliarderëve”. Të pasurit mund të blejnë lehtësisht një shtëpi shumë të bukur në Monako. Kjo është dhe arsyeja pse shumë persona të famshëm dhe pronarë biznesesh kanë shtëpitë e tyre në Monako, të mobiluara plotësisht dhe me staf që u shërben.

 

Çfarë e bën atë kaq të shtrenjtë

 

 

Të gjitha këto cilësi të Monakos janë arsyeja pse pothuajse 32% e popullsisë së këtij vendi janë thjesht milionerë, ndërsa pjesa tjetër janë ose multimilionerë ose miliarderë. Këta banorë investojnë në pasuri të paluajtshme, kanë jahtet e tyre luksoze në Monako dhe shijojnë kështu pushimet e tyre të qeta.

 

Siguria superiore e jetesës

 

Monako ka sistemin më efikas të mbikëqyrjes që funksionon 24/7 dhe është vendosur në çdo cep të çdo qyteti. Për më tepër, për çdo 100 banorë ka një oficer policie, i cili është në dispozicion në çdo kohë për t’u siguruar që gjithçka shkon pa probleme. Nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar për ndonjë dëm që mund t’i ndodhë pasurive tuaja kur ndodheni në Monako.

 

Një treg fitimprurës i pasurive të paluajtshme

 

Disa nga gjërat e tjera që mund të shijoni në Monako janë kujdesi shëndetësor i nivelit të lartë, spa-të elegante, restorantet me yje Michelin, dyqanet e modës së fundit, etj. Në këtë vend organizohen shumë evente të mëdha, të përsosura deri në detaje, në mënyrë që çdo banor i Monakos të shijojë në maksimum stilin e tij të jetesës.

 

Një shembull është shfaqja e famshme e jahteve të Monakos, një event i përkryer për adhuruesit e jahteve. Mund të shijoni gjithashtu galatë mahnitëse, evente të ndryshme kulturore dhe artistike, opera, si dhe plazhe paqësore. Autoritetet e Monakos sigurohen që natyra dhe jeta detare të jenë sa më të gjalla, në mënyrë që të gjithë të ndihen të lumtur.

 

Çmimi mesatar i pasurive të paluajtshme në Monako është sa dyfishi i çmimeve në Nju Jork. Kjo shpjegon arsyen pse pushimet në Monako i bëjnë njerëzit që të përjetojnë një eufori që askush nuk do të dëshrionte të mbaronte ndonjëherë./gazetashqiptare/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme