Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi.
Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare dhe përdorin sasi të mëdha energjie në mënyrë që të gjuajnë plaçkën. Gjumë i mirë do të thotë edhe energji e mjaftueshme për gjueti, ndërkaq gjuetia do të thotë ushqim.
Sa kohë do të flenë varet nga ajo se sa ka qenë darka e vëllimshme. Prandaj edhe macet e egra, saktësisht edhe ato shumë të reja dhe shumë të vjetra flenë nga 16 deri në 24 orë në ditë, ndërsa kotelet e sapolindura zgjohen vetëm sa për të pirë qumësht nga e ëma dhe vazhdojnë gjumin. Për dallim nga njerëzit, aq më parë nga individët, të cilët jashtëzakonisht vështirë është t’i zgjosh, gjumi i maces dallon. Ato gjithmonë janë të kujdesshme, madje edhe atëherë kur dremisin.
Nëse dikush provon dhe bën zhurmë dhe u çrregullon gjumin, janë në gjendje që të kërcejnë në çast dhe të gatshme për aksion dhe vrap. Në natyrë të egër kjo karakteristikë do të thotë ekzistencë, ndërkaq në shtëpi macja vetëm do t’ju frikësojë, por edhe më shpesh do t’ju bëjë të qeshni me veprimin e saj të papritur.
Macet shtëpiake kanë të zhvilluar instinktin e mbijetesës, prandaj edhe nëse janë të detyruara të gjuajnë darkën e tyre, gjithmonë me një vesh përgjojnë në mos vallë do të gjendet ndonjë plaçkë që të gjuajnë. Macet shtëpiake flenë rreth 16 orë në ditë, madje dukshëm me orare të rregullta, prandaj edhe ju përpiquni që ushqimi t’u jetë i servuar me kohë, sepse në të kundërtën nuk do të jeni të gërvishtur vetëm për mobiliet e shtëpisë dhe macja qartë do t’jua bëjë me dije që është koha për të ngrënë. Pas ushqimit vjen koha e gjumit. Mos bëni zhurmë.
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me he...
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...