Dikur macet e zeza ishin qenie të përkëdhelura dhe të adhuruara por megjithatë u shndërruan në “simbol të së keqes”
Tre mijë vjet para epokës sonë, në kohën e Egjiptit të vjetër, macet kanë qenë më të respektuara nga të gjitha kafshët, derisa vrasja e tyre dënohej me vdekje.
Mirëpo, kthesë e madhe u paraqit në mesjetë në Evropë, kur filloi histeria mbi shtrigat. Në atë kohë, për macet e rrugëve shpesh janë kujdesur dhe i kanë ushqyer zonjat e vjetra të varfëra, të cilat më vonë janë akuzuar se janë shtriga.
Kështu edhe macet e tyre, prej të cilave disa ishin të zeza, janë konsideruar fajtore për shtrigëri. Besimi për këtë posaçërisht u popullarizua kur një tregim për babain dhe të birin nga Lincolnshire më 1560 filloi të përhapet me shpejtësi shpërthyese.
Ata të dytë kinse kanë udhëtuar një natë, kur një mace e zezë iu ka prerë rrugën dhe ka marrë pozitën zhagitëse. Ata më pasë i kapën gurët dhe e gjuajtën atë derisa kafsha e lënduar iku në shtëpi të një gruaje, për të cilën dyshohej se ishte shtrigë.
Të nesërmen, babai dhe i biri e takuan gruan e njejtë dhe vërejtën se ajo është duke çaluar dhe kishte plotë mavijosje, gjë që “asesi nuk ishte e rastësishme”. Prej asaj dite në Lincolnshire besohej se shtrigat natën shndërrohen në mace të zeza në mënyrë që të lëvizin rrugëve të pavërejtura, transmeton gazetametro.net.
Ky u bë një prej besimeve kyçe në gjuetinë ndaj shtrigave në Salemin amerikan. Madje edhe sot, gjatë festave të Natës së shtrigave edhe macet e zeza shpesh janë motive përcjellëse.
Kështu, kafsha të cilën dikur njerëzimi e ka adhuruar, u shndërrua në simbol të së keqës në shumë pjesë të botës.
Skocezët besojnë se ardhja e maces para shtëpisë do të thotë prosperitet, derisa piratët në shekullin e 19 kanë besuar se është keq nëse maca vjen kah ju, dhe është mirë nëse ajo shkon nga ju./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...