A të ka ndodhur ndonjëherë të dalësh me një burrë, në dukje interesant e simpatik, dhe të jesh gjendur e mërzitur që në mes të takimit të parë? Qetësohu, nuk je e vetmja…Nichi Hodgson, gazetarja shkrimtare e librit “Kuriozitetet e historisë së takimeve; nga Jane Austen te Tinder” pohon se burrat nuk ndihen rehat përpara grave të pavarura e në karrierë.
Sot, janë shtuar edhe më shumë gratë që ankohen se nuk po gjejnë burrin e duhur. Janë të shumtë ata që pohojnë se me ndryshimin e kohëve dhe roleve, duke mos qenë më gruaja ajo që duhet të qëndrojë në shtëpi për t’u kujdesur për gjërat e ‘dorës së dytë’, asnjëri prej palëve nuk di se si ta trajtojë e përballojë ndryshimin e gjeneratës së re. Stereotipi me të cilin janë mësuar prej qindra vitesh, nuk është çrrënjosur ende nga mendjet e tyre.
Por a ekziston më sot raporti i mirë burrë e grua? Ka ende shpresa, mirëpo përpjekja duhet të jetë më e madhe nga të dy palët, tashmë të modernizuar. Kjo nuk do të thotë të përshtatesh apo ndryshosh për tjetrin, por ta pranosh ate. Sikur të provonim të gjitha të bashkëjetonim me gjeneratën e re, duke mos e mbajtur hundën kaq lartë, rezultatet mund të jenë më të mira…
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para