Përse frikësohemi kur data 13 bie e premte?

16:37 | 13 Maj 2016
Arbresh.info

Sot është data 13, ditë e premte dhe shumë njerëz i druhen një fatkeqësie. Por me çfarë ngjarje në jetën reale është e lidhur kjo besëtytni?

Sipas studiuesve të ndryshëm nuk ekziston ndonjë shkrim për këtë besëtytni pas shekullit të nëntëmbëdhjetë, ndërsa më herët kjo datë është e lidhur me ngjarje të ndryshme historike e fetare.

Sipas besimit të krishterë, një nga ngjarjet më domethënëse në fenë e tyre, kryqëzimi i Jezu Krishtit, ka ndodhur në datën 13 ditën e premte, shkruan “Klan Kosova”

Një nga mitet më të popullarizuara, në tentim për të shpjeguar origjinën e besëtytnisë, është kur qindra kalorës janë arrestuar dhe djegur nëpër Francë, ditën e premte më 13 tetor 1307.

Përveç këtyre, është edhe frika nga numri 13, apo më mirë të themi besimi që numri 13 është i pafat. Kjo ndërlidhet me darkën e fundit të Jezusit, ku Judas i cili përfaqësonte tradhtinë dhe fatin e keq, ka qenë i ulur i 13-ti në tavolinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme