Edhe pse e kemi ditur se flokëkuqet janë të veçanta nga jashtë, tani kemi dëshmi se edhe nga brënda janë poashtu të veçanta.
Gjeni MC1R është fajtori kryesorë përse ekzistojnë flokët e kuqe. Edhe pse e kemi ditur se flokëkuqet janë të veçanta nga jashtë, tani kemi dëshmi se edhe nga brënda janë poashtu të veçanta.
Janë shumë të rralla. Edhe pse gjeni MC1R është zbuluar para vetëm 15 viteve, nuk është e njohur saktë sa njerëz me flokë të kuqe ka në botë, por vlerësohet në vetëm 1 deri 2 përqind.
Janë më të ndjeshme ndaj barnave kundër dhimbjeve
Personat me flokë të kuqe duhet të marrin doza shumë më të vogla të barnave kundër dhimbjeve që të ndjejnë lehtësimin dhe arrijnë të njëjtin nivel të tolerancës sikurse edhe personat tjerë.
Ndjejnë ndryshimin e temperaturës shumë më saktë
Personat me flokë të kuqe shumë më saktë e ndjejnë ndryshimin e temperaturës dhe me më shumë intenzitet se sa personat me ngjyrë tjetër të flokëve. Nëse jeni vajzë bjonde e cila ankohet se ka ftohtë, ta dini se shoqja juaj me flokë të kuqe e ka edhe më ftohtë.
Prodhojnë vetë vitaminën D
Vendet e Evropës Lindore kanë numrin më të madh të personave me flokë të kuqe, dhe për këtë ekziston arësyeja. Lëkura e tyre ka shkëlqyer me kohën sepse kanë qenë më pak të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit. Nga ana tjetër, njerëzit me ten më të errët kanë zhvilluar blokadën për rrezet UV të dëmshme, por në këtë proçes kanë humbur edhe aftësinë e prodhimit natyral të sasive të larta të vitaminës D.
Zmadhon rrezikun për marrjen e sëmundjeve të caktuara
Personat me flokë të kuqe kanë dyfishin e rrezikut të zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit dhe melanomës.
Thinjen rrallë
Flokët e tyre më parë kalojnë në ngjyrë bakri, pastaj bëhen të verdha dhe në fund të bardha, duke tejkaluar plotësisht fazën e ngjyrës gri./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?