SASIA E LARTË E KOLESTEROLIT që veza përmban i ka detyruar shumë prej nesh të tregojnë kujdes në konsumin e saj.
Studimet e fundit tregojnë se kolesteroli i ushqimeve nuk ndikon pothuajse fare drejtpërsëdrejti në rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak. Janë yndyrat e ngopura shkaktar i rritjes së kolesterolit. Specialistët nutricionistë i japin më shumë rëndësi diversitetit të ushqimeve të konsumuara sesa kujdesit ndaj një përbërësi të veçantë. “Ne këshillojmë kujdes për sasinë dhe larminë e asortimenteve me shumë fruta e perime në menynë ditore” citon profesor Helmut Gohlke, përfaqësues i shoqatës Gjermane për sëmundjet e zemrës.
NGA TË DHËNAT E FUNDIT, bazuar në tetë studime të mëdha nuk është vërtetuar një lidhje e drejtpërdrejtë e ndikimit të konsumit të vezës në rritje të kolesterolit apo të goditjeve të zemrës. Kjo vlen për konsumin e një veze në ditë. Ndërkohë që diabetikët duhet të këshillohen me mjekun për gjendjen e tyre shëndetësore.
Sa më e verdhë aq më e mirë?
NUK KA TË BËJË FARE. Ngjyra e të verdhës së vezës varet nga ushqimi i pulës. Carotinoid është lënda që i jep ngjyrë të verdhës. Ajo gjendet në bar ose në lloje të tjera të ushqimit natyral. Kjo bën që vezët e dimrit ta kenë të verdhën me ngjyrë më të çelët. Por meqenëse konsumatorët besojnë se ngjyra tregon cilësinë, prodhuesit i shtojnë ushqimit të pulave carotinoid.
Veza ofron proteinën të vlefshme, e cila përmban shumë elemente të rëndësishëm që trupi nuk mund t’i prodhojë vetë. E bardha e vezës së pulës
mund të shndërrohet lehtë pothuaj tërësisht në proteinat e duhura për organizmin njerëzor.
Përveç proteinave veza na ofron shumë vitamina e lëndë minerale.
Kolesterin 79.3%
Vitaminë D 34 %
Vitaminë B12 36 %
Acid folik 10 %
Hekur 10.4 %
Zink 9.4 %, etj…
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...