Nëse parfumin e mbani në banjë, ai mund të prishet.
Besoni ose jo, parfumi mund të prishet.
Ndryshimi i ngjyrës dhe i aromës së pakëndshme janë sinjale të qarta që me të diç nuk është në rregull.
Mirëpo, ekziston mënyra goxha e thjeshtë që t’ia zgjasni qëndrueshmërinë.
Njëra ndër gjërat më të këqija për qëndrueshmërinë e parfumit është mbajtja e tij në banjë.
Parfumet do të duhej t’i mbanit në vend të ftohtë dhe të errët, sepse nëse u ekspozohen temperaturave të larta dhe lagështisë ndryshojnë aromën dhe cilësitë fizike të përbërësve siç janë vajrat esenciale, transmeton Telegrafi.
Prandaj, më së miri është t’i mbani në frigorifer – sado që të duket gjë e çuditshme.
Megjithatë, kini në mendje që parfumi është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturave.
Ndryshimet e vrullshme të temperaturës në ambientin ku i mbajmë ato mund të nxisin reaksione të padëshiruara kimike brenda përbërësve të tyre natyralë.
Nëse parfumin me aromë agrumesh e mbani në banjë, avulli i cili krijohet gjatë larjes mund të ndikojë në freskinë e tij dhe në ndryshimin e aromës. /Telegrafi
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...