Perla më e madhe natyrale e ujërave të ëmbla, e cila për një periudhë kohe i përkiste mbretëreshës Katerina II e Rusisë, pritet të dalë në ankand në Holandë në fund të muajit, njoftoi sot kompania e ankandeve ”Venduehuis”.
E njohur nën emrin “Sleeping Lion pearl” (Margaritari i luanit të përgjumur) për shkak të formës, ky grupim perlash me një gjatësi rreth shtatë centimetrash dhe me një peshë rreth 120 gramë, me shumë gjasa është formuar në gjysmën e pare të shekullit XVIII në ujërat kineze, ndoshta edhe në Rivierën e Perlave, ku grykderdhja ndodhet në Detin e Kinës Jugore.
Sipas kompanisë së ankandeve ”Venduehuis”, kjo është një nga tre perlat më të mëdha natyrale të ujërave të ëmbla apo të molusqeve të njohura në mbarë botën.
Çmimi i saj vlerësohet mes 340 000 dhe 540 000 euro (mes 400 000 dhe 637 000 dollarë).
Në vitet 1765, perla u transportua deri në Batavia (sot Xhakarta, kryeqyteti I Indonezisë) nga një tregtar holandez.
”Trembëdhjetë vite më vonë perla doli për shitje në ankand në Amsterdam dhe u ble nga Katerina e Madhe e Rusisë”, bëri të ditur ”Venduehuis” në një deklaratë.
Mbretëresha e ruajti këtë margaritar në pallatin ”Hermitage” në Shën Petërburg deri në vitin 1796. Në periudhën e trazuar që u pasua me vdekjen e Katerinës II, ajo u zhduk dhe gjurmët e së cilës u gjendën më pas në Poloni.
Perla u ble në vitin 1865 nga një argjendar holandez dhe qëndroi në familjen e tij për breza me radhë.
Ajo u ble në 1979 nga ‘’Shoqëria e Perlave të Amsterdamit’’ për qëllime kërkimore dhe historike.
Është pikërisht kjo kompani që e nxjerr në ankand më 31 maj në Hagë. /ATSH-AFP/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...