Përgatitja e trupit dhe mendjes për një shtatzëni sa më të mirë kërkon kohë dhe përkushtim. Në mënyrë që të sjellim një fryt të shëndetshëm duhet përkujdesje e lartë e shëndetit si nga gruaja ashtu edhe nga burri.
Me përgatitjen e trupit për këtë periudhë nënkuptojmë përgatitje fizike dhe mendore.
Sipas doktoreshës Edibe Borovci, nga Klinika Amerikane Dr. Behar Kusari, disa prej elementeve që duhet t’i kushtohet më së shumti rëndësi gjatë kësaj kohe janë: ushtrimet fizike, leximi, gjumi, ushqyerja e shëndetshme, shmangia e alkoolit, substancave tjera të dëmshme, shmangja e medikamenteve të dëmshme dhe relaksimi maksimal i mendjes.
Konsumimi i barërave ndonjëherë është i pa-evitueshëm, sidomos nëse gruaja ose burri vuan nga ndonjë sëmundje kronike. Andaj nëse jeni duke planifikuar të keni fëmije, patjetër qe duhet të konsultoheni me gjinekologun tuaj se a janë të dëmshme medikamentet që jeni duke përdorur.
Padyshim që aktivitetet fizike janë pjesë e rëndësishme e jetës e veçanërisht në periudhën përgatitore për një shtatzëni sa më të shëndetshme.
Përgjigje konkrete për këto e shumë këshilla të tjera lidhur me fazën përgatitore për planifikimin e shtatzënisë, ndiqni emisionin Ninullë.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...