Për vite të tëra ky mjek e ruan zemrën e një pacienteje në kavanoz

21:03 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Sot ka shumë skeptikë që nuk besojnë në dashurinë e vërtetë dhe historitë reale i quajnë përralla.
Për fat të mirë kjo histori na sjell prova se ende ekziston dashuria.

Kardiologu i shquar dhe studiuesi rus, Vladimir Andreevich Almazov, ka mbajtur në zyrën e tij një kavanoz me alkool ku ruante një zemër dhe çdo nxënës i tij kishte mësuar tashmë historinë e tij të “çuditshme”.

Në vitet 50 kur Alamzov ishte student, një vajzë e re me endokardit, hyri në klinikën “Medical Institute”, por në atë kohë sëmundja e saj ishte pothuajse e pashërueshme.

Rasti vajzës në fjalë ishte marrë në shqyrtim nga mësuesit dhe mjekët më të njohur, por askush nuk ia gjeti kurën…përveç Vladimirit, vetëm ai ra në dashuri me vajzën e sëmurë.

Çdo ditë ai e vizitonte vajzën dhe i dërgonte lule, por më e habitshmja është që shëndeti i vajzës filloi të përmirësohej, transmeton JOQ.

Kështu pas disa vitesh ata të dy u martuan, patën edhe fëmijë dhe pas 25 vitesh martesë gruaja vdiq. Doktor Vladimir Almazov e mban zemrën e saj në kavanoz në Institutin ku vajza ishte diagnostifikuar si e pashpresë fillimisht, për t’i dëshmuar njerëzimit që një zemër e sëmurë mund të shërohet fare thjesht me fuqinë e dashurisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme