Për të tërhequr gratë, burrat e këtij fisi rregullojnë flokët dhe vendosin make-up

10:29 | 25 Prill 2020
Trina Galanxhi

Të vendosesh make-up, të veshesh rrobat më të bukura dhe të rregulloj flokët, zakonisht janë pjesë e regjimit që të bën në përditshmëri një grua, por me fisin afrikan Wodaabe ndodh ndryshe.

Janë burrat ata që kalojnë orë të tëra për tu marrë me rregullimin e vetës, në mënyrë që të tërheqin gratë, transmeton portal arbresh.info

Në këtë fis burrat mbajnë pasyqrë me vete kudo që shkojnë dhe çdo mëngjes e kalojnë duke u rregulluar para se të shkojnë me bagëti.

Dhe një herë në vit ata shkojnë të gjithëve në festivalin e pjellorisë Gereëol, i njohur shpesh si festa e vjedhjes së gruas, ku burrat vishen dhe garojnë në një seri vallesh për të fituar admirimin e gjyqtarëve femra.

Kultura e këtij fisi çmon sy të bardhë, dhëmbë të bardhë dhe lartësi si majën e bukurisë, kështu që burrat bëjnë kozmetikë me ngjyra të ndezura.

Arsyeja e mbajtjes së këtij festivali njihet ndryshe si ‘vjedhja e grave’, pasi burrat e këtij fisi zakonisht kanë një martesë me marrëveshje që në fëmijëri. Kjo do të thotë që shumica e burrave që marrin pjesë në këtë festival janë të martuar, pa dëshirën e tyre.

Megjithatë, në këtë fis, të flesh edhe me personat tjerë jashtë martesës nuk është gjë e pazakontë.

Kjo bën që gratë, edhe pse të martuara, bëjnë dashuri me burrat që i zgjedhin fitues.

Ky fis ndodhet në një pjesë të Nigerisë.

Fotot e këtij festivali janë marrë nga fotografi Trevor Cole, nga Irlanda./arbresh.info/

Të ngjashme