Për të rritur inteligjencën përdorni këto pesë ushqime

18:13 | 20 Shtator 2016
Arbresh.info

IQ na tregon se kur jemi në gjendje të mësojmë, të adaptohemi dhe të kuptojmë botën rreth nesh.

Për të ndihmuar në rritjen e inteligjencës padyshim që ndikon edhe ushqimi, shkruan arbresh.info.

Ja cilat janë pesë ushqimet bazë që ndikojnë në rritjen e inteligjencës:

Arrat
Studimi i kryer nga Universiteti Tufts ka vërtetuar se arrat përmbajnë 2.6 gram të acide yndyrore Omega 3. Sipas studimit vlera e përmbajtjes ushqimore që kanë arrat ndihmon në rritjen e inteligjencës.

Vezët e papërpunuara
Vezët janë një ndër ushqimet kryesore që ndikojnë në zhvillimin e IQ-së. Vezët e papërpunuara përmbajnë protein dhe yndyra të shëndetshme që janë thelbësore për zhvillimin e funksionimit të trurit, veçanërisht te fëmijët.

Boronicat
Përveç të qenit shumë e shijshme, boronica ka ndikim pozitiv në shëndetin e trurit. Sipas disa studimeve boronica ndihmon edhe për ngadalësimin e plakjes së trurit.

Peshku
Peshku është plot me acide yndyrore Omega-3. Sardelet, salmon dhe trofta përmbajnë më shumë omega-3 prandaj duhet të konsumohen sa më shpesh. Peshku ndihmon për përmirësimin e kujtesës dhe funksionimin e trurit.

Perimet e gjelbra
Janë të shëndetshme për zemër, por perimet e gjelbra janë shumë të dobishme edhe për tru. Janë burim i pasur i vitaminës E, e cila është thelbësore për shëndetin e trurit. Gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes së Alzheimer-it./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme