“London Heathrow” nuk është aeroporti më i madh evropian për herë të parë, njoftoi kompania. Numri i udhëtarëve që kalojnë përmes aeroportit ndërkombëtar “Charles de Gaulle” në Paris tejkaloi numrin, në Heathrow.
Për këtë menaxhmenti i aeroportit britanik kritikoi ashpër Qeverinë.
Në fund të shtatorit, Parisi priti 19.27 milionë udhëtarë, duke tejkaluar Londrën me 18.97 milionë.
Amsterdami regjistroi 17.6 dhe Frankfurti 16.16 milionë, shkruan Indeksonline.
Ish-aeroporti më i madh në Evropë humbi 1.5 miliardë paundë në fund të shtatorit dhe të ardhurat në tremujorin e tretë të vitit ranë me 72% krahasuar me 2019, në 239 milionë paundë.
Vala e dytë e pandemisë së koronavirusit në Britaninë e Madhe uli më tej parashikimet për numrin e udhëtarëve.
Aeroporti tani pret të akomodojë 22.6 milionë udhëtarë më 2020 dhe 37.1 milionë në 2021, që është shumë më poshtë se 81 milionë udhëtarë që ishin të pranishëm, më 2019.
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...
Zbulohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së
“O sa mirë me qenë shqiptar!”- Banorët sjellin atmosferë pat...
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani