Për këtë arsye nuk duhet të flini me grim në fytyrë

23:20 | 17 Gusht 2017
Arbresh.info

Me siguri ju ndodh që në momentet e lodhjes t’i thoni vetes se nuk ka lidhje që nuk e keni hequr grimin dhe se do ta bëni këtë në mëngjes. Cila është gjëja më e keqe që mund të ndodhë? Në fakt, shumë gjëra të këqija mund të ndodhin, sepse kjo e nënkupton një natë të vështirë për lëkurën tuaj e cila gjithsesi do të dëmtohet.
“Papastërtia, vaji, grimi, grimcat nga mjedisi i ndotur dhe qelizat e vdekura grumbullohen në lëkurë gjatë ditës. Nëse nuk e pastroni fytyrën tuaj para se të shkoni në shtrat ato mbesin në sipërfaqen e lëkurës duke shkaktuar thatësi dhe probleme të tjera të lëkurës”, thotë dr. Joshua Zeichner, transmeton koha.net.

Përveç thatësisë së lëkurës, fjetja me grim në fytyrë shkakton edhe mpirje.

“Kur në lëkurë mblidhen qelizat e vdekura, drita nuk mund të reflektohet siç duhet dhe për këtë arsye lëkura nuk shkëlqen. Nëse nuk e lani fytyrën tuaj, ju e mundësoni akumulimin e qelizave të vdekura të lëkurës”, thotë Zeichner.

Fjetja me grim në fytyrë mund të shkaktojë inflamacion, kështu që lëkura mund të bëhet e kuqe së bashku me paraqitjen e kruarjes dhe lëvorisjes.

“Duke pasur parasysh faktin se lëkura nuk mund të marrë frymë kur mblidhen qelizat e vdekura, është e mundur që për shkak të kësaj në lëkurën tuaj të shfaqen aknet”, thotë Zeichner.

Fjetja me grim shkakton edhe plakje të parakohshme, shfaqje të shenjave të errëta në fytyrë dhe ten jo të njëtrajtshëm.

“Vetëm për shkak se thonë se grimi mund të jetë i qëndrueshëm për 24 orë nuk do të thotë se duhet ta mbani atë në fytyrë aq gjatë”, përfundoi Zeichner.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme