Për 30 vite “strehonte” macet e rrugës, i therte dhe i shiste për mish lepuri (foto)

13:39 | 3 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Huang Fuping nga Kina pretendonte se në shtëpinë e tij kujdesej për mace të pastreha, por në fakt ai i therte dhe i shiste në restorante duke mashtruar se ishte mish lepuri.

Autoritetet e sigurisë pasi kanë hyrë në shtëpinë e tij, janë tmerruar nga kasaphana me kafshë të prera, të rrjepura dhe të bëra gati për shitje.

Në të njëjtën kohë, janë shpëtuar 49 mace që ndodheshin ende në kafaze.

Mediat raportojnë se ky “dashamirës i kafshëve”, për 30 vjet ka punuar në këtë formë, ndërsa askush nuk ka dyshuar se mishi i blerë për afro pesë euro kilogrami, nuk ishte prej lepuri./albeu.com/

mace18_1480762923-6564801

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme