Bronnie Ware është një infermiere australiane e cila i ka kushtuar një pjesë të mirë të jetës njerëzve pak para se te vdisnin.
Ajo ka regjistruar dëshirat e tyre të fundit në një blog të quajtur ‘Inspiration and Chai’, i cili u bë shumë popullor, përcjell gazetametro.net
Këto janë përgjigjet që ata i kanë dhënë infermieres kur ajo i pyeste se për çfarë ishin penduar në jetë.
Do të doja të kisha pasur kurajo të jetoja jetën qe doja, jo jetën që të tjerët donin për mua
“Pendimi më i zakontë nga të gjithë. Kur njerëzit kuptojnë se jeta e tyre mori fund dhe kthejnë sytë pas me qartësinë më të madhe, shohin se shumë ëndrra s’i kanë plotësuar. Shumë njerëz vdesin duke e ditur se ëndrrat e tyre nuk u bënë realitet prej zgjedhjeve që bënë ose nuk bënë kur ishin të rinj. Shëndeti sjell një liri që shumë pak e dinë se e kanë.”
Do të doja të mos kisha punuar aq shumë
“Çdo pacient më thoshte të njëjtën gjë. Humbën fëmijëritë e fëmijëve dhe shoqërinë e grave. Gratë gjithashtu pendoheshin për sa shumë kishin punuar, por duke marrë parasysh se ishin brez tjetër, shumë pak gra ishin shtylla ekonomike e familjes. Të gjithë burrat nën kujdesin tim shpreheshin të penduar për faktin se shumicën e jetës e kaluan në pistën e karrierës.”
Do të doja të kisha pasur kurajon të shprehja ndjenjat
Shumë njerëz i mbanin ndjenjat për vete për të ruajtur një gjendje paqeje. Si rezultat, binin dakort pa dashur me një ekzistencë mediokre dhe s’e arritën kurrë potencialin e vërtetë. Madje, disa zhvilluan sëmundje prej hidhërimit dhe mërisë që mbanin mbi supe.”
Do të doja të kisha ruajtur shoqërinë
“Shpeshherë, pacientët e mi nuk e kuptonin rëndësinë e shoqërisë deri kur arrinin ditët e fundit të jetës. Shumë u fokusuan në punët e tyre personale dhe lanë miqësi të vyera t’u rrëshkisnin nga duart. Pati të penduar për faktin se s’u kishin dhënë miqësive kohën dhe mundin që meritonin. Të gjithë i merr malli për shokët kur janë duke vdekur.”
Do të doja ta kisha lënë veten të përjetonte më shumë lumturi
“Edhe kjo është goxha e zakontë. Shumica nuk e kuptoi se lumturia është një zgjedhje deri ditët e fundit. Kishin ngecur në vese dhe zakone të vjetra. Rehatia e gjërave që njihnin u përmbyste emocionet dhe jetët fizike. Frika nga ndryshimi i detyronte të silleshin si njerëz që nuk ishin. Thellë në shpirt, thjesht donin të qeshnin lirshëm dhe të silleshin pa teklif.”
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...