Google ADS

Pemët mund të formojnë lidhje si një çift i vjetër dhe të kujdesen për njëri-tjetrin

16:06 | 5 Tetor 2016
Arbresh.info

Një shkencëtar dhe pylltar për shumë ka qenë duke studiuar komunikimin mes pemëve.

Pemët kanë ndjenja, ndjejnë dhimbje dhe gjithashtu kanë emocione të tilla si frika, transmeton arbresh.info.

Pemët dëshirojnë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit të përqafuar. Në fakt ekziston një lloj miqësie ne mes të pemëve.

Këto janë vetëm disa nga vërejtjet e mrekullueshme të bëra nga shkencëtari, Peter Wohlleben, pylltar gjerman dhe autori i librit ‘Jeta e fshehur e pemëve’.

“Pemët janë miq mes vete. E shikoni se si pemët e trasha rrinë larg njëri-tjetrit? Këtë e bëjnë pikërisht për të ruajtur mikun tjetër, për t’i dhënë dritë edhe pemës tjetër. Kur unë them se pemët i japin gji fëmijëve të tyre, të gjithë duhet ta kuptojnë se çfarë dua të them”, tha ai.

Wohlleben së bashku me disa ekologë tjerë tashmë kanë filluar të punojnë dokumentarin ‘Intelligent Trees’.

Në dokumentar ata shqyrtojnë mënyrat e ndryshme të komunikimit të pemëve, duke vënë në dukje se pemët janë më shumë se produkt për t’u kthyer në mobile, apo në dru për zjarr. Ato prodhojnë oksigjen dhe pastrojnë ajrin. Janë qenie individuale që kanë ndjenja, njohin miqësinë dhe kanë gjuhë që komunikojnë mes vete.

Në fillim të dokumentarit, Wohlleben thotë se ‘pemët kujdesen për njëra-tjetrën. Ato formojnë një lidhje si një çift i vjetër, që të kujdesen për njëra-tjetrën’./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme