Google ADS

Pema e mrekullisë që jep 40 lloje frutash

12:51 | 9 Mars 2021
Arditë Shkodra

Me shumë mundësi, shumë kanë dëgjuar të flitet për mënyrën e zakonshme për shartimin e disa varieteteve frutash në një pemë.

Por njeh pemë me 40 lloje njëkohësisht? Një pemë fantastike hibride me 40 lloje frutash rritet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kumbulla, pjeshkë, nektarina, qershi e madje edhe bajame, në të njëjtat degë.

Dhe nuk është e gjitha. Krijuesi i kësaj peme ka qenë një profesor në Universitetin e Syracuse, në shtetin e New York-ut, në territorin e të cilit rritet. Në fillim, profesori kishte një plan për të mbjellur 100 lloje frutash njëkohësisht.

Dakord, kjo metodë kultivimi është perfekt për zona të vogla. Në Pranverë dhe në Verë frutat e gurit të shartuara në të njëjten pemë krijojnë një mozaik të vërtetë ngjyrash dhe shijesh. Shumë e rehatshme apo jo?

Kur ke lloje të ndryshme mollash që rriten në pemën tënde njëkohësisht dhe jo vetëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme