Kemi parë gjithandej, jashtë dhe brenda vendit, që në portat e shumë shtëpive, në veshët e shumë bukurosheve apo në gjokset e tyre a të meshkujve, në unaza nusesh,… varet apo ka nga një patkua të praruar.
Unë pyeta disa, madje edhe pleq pa dhëmbë, dhe më thanë se këtë e bëjnë për të mos i marrë mësysh, apo ndryshe, për të larguar syrin e keq.
Por jo, gabohen. E vërteta qëndron ndryshe.
Si?
Si ka mbetur ky mit dhe përse?
Nuk do t’ju vonoj: Ja, lexojeni:
Patkoi nuk mbahet për të larguar syrin e keq, por për të sjellë FAT. Pra, është FATSJELLËS I MADH dhe, ky mit vjen nga një legjendë e lashtë romake.
Sipas kësaj legjende, perandori romak Neron (37 – 68) për të dëshmuar pasurinë e perandorisë porosiste farkëtarët dhe mbathtarët (nallban turq.) t’i mbathnin kuajt me patkonj floriri.
Por metodat e të mbathurit 2000 vjet më parë, nuk ishin shumë të përparuara dhe kështu, kuajve u binin patkonjtë shpejt udhëve.
Bash atë kohë, fshatarë të varfër gjenin rastësisht patkonj kuajsh dhe me to nxirrnin koromanen e fëmijëve. Kështu, kush gjente një patkua, quhej njeri me fat të madh sepse ari ka qenë shumë i çmuar qysh në ato kohëra.
Pastaj, më vonë, ari u hoq nga qarkullimi për mbathje kuajsh dhe u zëvendësua me hekur.
Po edhe ky vlerësohej si metal, pastaj pak rëndësi kishte nëse patkoi ishte i praruarapo jo, kali, në fund të fundit, është një kumtar, një lajmëtar fati.
Nëse atij i bie një patkua përpara shtëpisë suaj, në arën tuaj, kjo është një shenjë që ai lë diçka të vlefshme për ju aty dhe jo gjetkë në pronën e tjetrit. Prandaj ka mbetur: të gjesh një patkua do të thotë se je njeri me fat të madh.
S’më mbetet tjetër veçse t’ju uroj, sot kur nuk gjen pothuaj asnjë copë hekurishte, të gjeni ndonjë patkua e t’ju hapen dyert e fatit./Albeu
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?