Pushuesit të cilët shpenzojnë dy javë të shtrirë në plazh gjatë pushimeve janë më të rrezikuar nga vdekja e hershme.
Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët, të cilët kanë thënë se dy javë qëndrim në plazh pranë detit ndikojnë shumë keq në shëndetin e njeriut, duke shtuar rrezikun nga sëmundja e diabetit, sëmundjet e zemrës dhe uljen e masës muskulore.
I njëjti studim nga shkencëtarët ka arritur në përfundimin që ushtrimet fizike duhet të shndërrohen në rutinë ditore, ashtu siç është, ta zëmë, larja e dhëmbëve.
Për këtë studim, shkencëtarët britanikë testuan disa të rinj, të cilët ulën aktivitetin e tyre fizik për 80 për qind gjatë dy javëve, gjë që solli pasojat e lartpërmendura për shëndetin.
Edhe pas dy javësh të ushtrimeve intensive, personat që morën pjesë në studim e kishin të pamundur që ta kthenin shëndetin në gjendje normale./Arbresh.info/
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...