Pasaporta e Singaporit është radhitur si “më e fuqishmja” në botë, sipas Indeksit global për pasaporta, të publikuar nga firma konsultante globale “Arton Kapital”.
Radhitja bazohet mbi “rezultatin pa viza”, i cili e tregon numrin e vendeve ku personi me pasaportë të caktuar mund të udhëtojë pa viza ose viza gjatë arritjes.
Pasaporta e Singaporit është në krye të listës me rezultat pa viza për 159 vende, ndërsa pas saj është pasaporta gjermane me 158 dhe ajo suedeze me 157 vende ku nuk duhen viza.
Në listën dominojnë pasaportat evropiane, ku Gjermania është në krye në dy vitet e fundit.
Megjithatë, pasi Paraguai i hoqi vizat për ata që posedojnë pasaporta nga Singapori, ky vend aziatik këtë vit erdhi në krye të listës.
“Për herë të parë një vend aziatik ka pasaportë më të fuqishëm në botë. Kjo është dëshmi për marrëdhëniet e hapura diplomatike të Singaporit dhe politikës së jashtme efektive”, deklaroi drejtori i “Arton Kapital”, Filip Mej.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...