Një pasagjere e United Airlines po padit linjë pasi ajo dyshohet se u zgjua duke gjetur një burrë që e ngacmonte, ndërsa masturbohej nën një batanije.
Pasi u ankua pranë ekuipazhit, ajo thotë se asaj iu tha që të kthehej në sediljen e saj.
Anne Dowling zgjodhi një biletë “biznes-klas” në një fluturim nga Hong Kongu në San Francisko në korrik 2016 dhe u gjet pranë pasagjerit Monte Wedl, i cili punonte si pilot i FedEx në atë kohë.
Më vonë gjatë fluturimit, Dowling thotë se ajo u zgjua duke gjetur dorën e Wedl në pjesën e prapme të këmbës.
Ajo tha se ajo e shtyu dorën dhe vijoi të flinte, por u zgjua për herë të dytë duke ndjerë dorën e Wedl duke i fërkuar kofshën dhe duke kapur prapanicën.
Gruaja pretendon se i ka kërkuar burrit të hiqte dorën, por ai ka vijuar ta prekë sërish pranë pjesëve intime, duke u masturbuar.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...