Brenda 40 vjetësh, duke pasur parasysh tendencat aktuale demografike, popullsia në Francë dhe në pjesën tjetër të Europës, do të ketë një shumicë myslimane.
Sipas studiuesit francez, Charles Gave, popullsia e vjetër europiane do të tkurret, pasi myslimanët vazhdojnë të shfaqin një normë të fuqishmë të fertilitetit, transmeton portali arbresh.info
Gave, presidenti i organizatës hulumtuese Gavekal, ka pranuar se pikëmapja e tij mund të duket ‘qesharake’ për dikë, por ai thekson se e majta politike në pëgjithësi mbron Islamin, në SHBA, Obama ka mbrojtur vazhdimisht Islamit, ndërsa të dy palët janë ‘tallur’ me kritikat e të krishterëve.
Financuesi nxjerr përfundimin e tij nga demografia. Ai vlerëson lindjen e bardhë ose amtare të Francës në 1.4 fëmijë për grua, në krahasim me një normë myslimane prej 3.4 deri në 4 fëmijë.
Popullsia e Francës sot është 67 milionë dhe ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, Franca nuk e bën regjistrimin e popullsisë mbi bazën e origjinës etnike.
Ai beson se në Francë jetojnë rreth 10% myslimanë, duke përfshirë 6.7 milionë njerëz.
Sipas tij deri në vitin 2057 Franca do të ketë një shumicë myslimane.
“Dhe kështu brenda 40 vitesh, është pothujse e sigurtë se shumica e popullsisë në Austri, Gjermani, Spanjë, Itali, Belgjikë dhe Holandë do të jenë myslimanë”, shkruan ai./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?