Një hetim i ri ka identifikuar një të dyshuar i cili mund të ketë tradhëtuar Anna Frank dhe familjen e saj tek nazistët. Anna vdiq në një kamp përqendrimi nazist në vitin 1945, në moshën 15-vjeçare, pas dy vitesh që po fshihej.
Ditari i saj i publikuar pas vdekjes së saj, është tregimi më i famshëm që tregon jetën e hebrenjve gjatë luftës. Një ekip që përfshin një ish-agjent të FBI-së u shpreh se Arnold Van Den Bergh, një figurë i hebrenjëve në Amsterdam, dorëzoi Frankët për të shpëtuar familjen e tij. Ekipi i përbërë edhe nga ekspertë të tjerë kaloi gjashtë vjet duke përdorur teknika moderne hetimore për të zbardhur rastin e ftohtë.
Kjo përfshinte përdorimin e algoritmeve kompjuterike për të kërkuar lidhje mes shumë njerzve të ndryshëm, diçka që do t’u kishte marrë njerzve mijëra orë. Van den Bergh, kishte qenë anëtar i Këshillit Hebre të Amsterdamit, një organ që ishte i detyruar të zbatonte politikën naziste në zonat e Hebrenjve.
Ky organ u shpërbë në vitin 1943 dhe anëtarët e tij u dërguan në kampet e përqëndimit. Por ekipi zbuloi se Van den Bergh, nuk u dërgua në kamp, madje në atë kohë ishte duke jetuar si zakonisht në Amsterdam.
Kishte gjithashtu një sugjerim se një anëtar i Këshillit Hebraik i kishte dhënë informacion nazistëve. Kur njohjet që Van Den Bergh kishte me nazistët më 1944 nuk funksiononin më, ishtë arsyeja pse ai thuhet se ka tradhtuar vendet ku ishin fshehur disa familje hebreje, pra ai duhe tju siguronte nazistëve informacione të vlefshme në mënyrë që të mos përfundonte në një kamp përqëndrimi.
Ekipi tha se kishte luftuar për të zbuluar se një tjetër person hebre ishte ndoshta tradhëtari. Por gjeti gjithashtu prova se Otto Frank, babai i Anës, mund ta ketë ditur këtë dhe e ka mbajtur të fshehtë. Në dosjet e një investiguesi tjetër të mëparshëm, ata gjetën një kopje të një shënimi anonim, i cili i ishte dërguar Otto Frankut, ku identifikonte Arnold van den Bergh, si një tradhëtar. Ish-oficeri I FBI-së tha diskriminimi kundër judenjve mund të ketë qenë arsyeja se pse ai nuk u bë kurrë publik.
Mbase, ne duhet të kujtojmë faktin që Van Den Bergh, ishte çifut, dhe se ai u vendos në një pozitë të vështirë nga nazistët, për të mbrojtur familjen e tij. Gazetat Gjermane, raportojnë se Van Den Bergh vdiq në 1950. Në një deklaratë, muzeu i Shtëpisë së Anne Frank tha se ishin të impresionuar me gjetjet e ekipit hetimor./dritare.net/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...