Në kohën e lidhjeve moderne dhe njoftimeve përmes internetit, është vështirë të gjendet një tregim dashurie që jua prek zemrën dhe jua ngroh shpirtin. Por, tregimi për këtë çift na jep shpresë që dashuria e vërtetë ende ekziston.
I tillë është rrëfimi për çiftin Herbert DeLaigle, 94-vjeçar, dhe Frances Delaigle, 88-vjeçare. Ata vdiqën në të njëjtën ditë, të premten e kaluar, me vetëm 12 orë dallim.
Dashuria e tyre filloi më shumë se 71 vjet më parë në një kafene. “Frances punonte në një kafene të vogël. E shihja atë duke hyrë dhe duke dalë dhe ia vura syrin. Më në fund, e gjeta guximin për t’i kërkuar takim”, kishte thënë plaku Herbert në një intervistë të realizuar vitin e kaluar.
Gjatë kësaj interviste, ai tregoi se në takimin e parë me të dashurën kishte vendosur të shkonte në kinema, ndërsa pas një viti i kishte bërë propozim për martesë.
Ata kishin qëndruar për gjashtë vjet në Gjermani, sepse burri shërbente si ushtar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai kishte shërbyer edhe në Kore dhe Vietnam, ndërsa ishte pensionuar pas 22 vjetësh qëndrimi në ushtri.
Çifti ka lënë pas gjashtë fëmijë, 16 nipër e mbesa, 25 stërnipër e stërmbesa dhe tre stërstërnipër e stërstërmbesa, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...