Një burrë nga Franca ka arritur të rifitojë disa aspekte të ndërgjegjjes pasi kishte 15 vite në koma.
35-vjeçari, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, bëri aksident me makinë dhe ra në koma. Por një grup studiuesish nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore në Bron të udhëhequr nga Angela Sirigu kanë përdorur një teknikë të re për të stimuluar trurin nëpërmjet një nervi në qafë.
Me anë të një pajisje të vendosur në gjoks, studiuesit kanë stimuluar nervin vagus dhe personi i rënë në koma ka nisur të lëvizë kokën, të hapë dhe të mbyllë sytë kur dikush i afrohet para fytyrës.
Nervi vagus shkon nga truri në disa zona të ndryshme të trupit dhe rregullon sistemin nervor Parasimpatik, i cili kontrollon rrahjet e zemrës dhe funksionimin e mushkërive.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...