Google ADS

Parashiko fatin me anë të kokrrave të misrit

19:33 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Ka metoda të ndryshme, të vjetra, për gjoja parashikimin e fatit, duke filluar nga shpatulla e pulës, filxhani i kafesë, fasulet, por edhe misri

Mendohet se parashikimi i fatit në misër e ka prejardhjen nga populli i lashtë amerikan vendas i inkasve, ku misri konsiderohej bimë e shenjtë, simbol i universit dhe dhuratë e perëndeshës Nënëmadhe.

Për parashikimin e fatit me anë të misrit duhet të përzgjidhet një shtalb i bukur, i shëndetshëm, me tetë rreshta vertikalë. Nga ai merren 41 kokrra dhe vendosen në një grup, ku mbi ta vendoset një shenjë e personit të cilit i parashikohet e ardhmja (ndonjë pe nga rrobat, qime, pullë). Më pas, me dorën e djathtë kokrrat e misrit përzihen tri herë, fryhet në to dhe thuhet ndonjë fjalë magjike.

Pasqyra e fatit

Më pas grumbulli i kokrrave ndahet në tri grupe më të vogla, nga të cilat numërohen nga katër kokrra. Pjesa e mbetur nga tri grupet renditet nga e majta në të djathtë dhe kjo paraqet rendin e parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme