Ajo besohet të ketë parashikuar të ardhmen deri në 5079, kur, sipas mendimit të saj, do të ketë një fund përfundimtar të botës.
E njohur si Nostradamusi Grua, Baba Vanga nga Bullgaria, ka parashikuar shumë gjëra që lidhen me të ardhmen tonë.
Ajo parashikoi që në 2023 orbita e Tokës do të ndryshonte, në 2028 astronautët do të udhëtonin në Venus, në 2043 myslimanët do të sundonin Europën, në 2046 njerëzit do të jetonin më shumë se 100 vjet, sepse do të ndryshonin lehtësisht organet, transmeton portal arbresh.info
Pastaj, nga viti 2100, ajo parashikoi që nata nuk do të ekzistonte më dhe se dielli artificial do të ndriçonte një pjesë tjetër të planetit, në 2130 falë alienëve, ne do të ishim në gjendje të jetonim nën ujë, dhe në 2164, ajo parashikoi që kafshët të merrnin karakteristikat njerëzore.
Një 73-vjeçare pretendon se Baba Vanga ka parashikuar COVID-19, tregon se çka i tha
Nga 2183, ajo tha se Marsi do të bëhej një fuqi bërthamore dhe do të kërkonte pavarësi nga planeti Tokë, dhe që në 2256, një anije kozmike e panjohur do të sillte një sëmundje misterioze në Tokë. Gjithashtu, në 2229, një lëvizje e re e rezistencës do të lindë në Francë, që do të ketë për qëllim shtypjen e islamizmit në Francë.
Parashikimet kthehen në 3797, kur Baba Vanga tha që jeta në Tokë do të zhdukej, dhe se njerëzit do të zhvendoseshin në një yll të ri dhe që në vitin 4509, ajo tha që njerëzit më në fund do të takoheshin me Zotin dhe do të flisnin me të ballë për ballë.
Në 4599 ajo parashikoi që njerëzit do të bëheshin të pavdekshëm, ndërsa civilizimi do të arrinte kulmin e tij në 4674 me një popullsi prej 340 miliardë njerëz dhe riprodhimi me qenie aliene do të fillonte.
Kujtojmë, se Baba Vanga kishte parashikuar edhe një President amerikan me ngjyrë në SHBA./arbresh.info/
Ursula von der Leyen i shpëton jetën një pasagjeri në një av...
Grabiti 5.4 milion euro në aeroportin e Rinasit, dënohet me ...
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhër-arrest ndërkomb...
Nis votimi i 128 amendamenteve, opozita lëshon sallën
Akuzohet për krime lufte në Gaza/ Lëshohet urdhër arrest për...
Haxhiu: Gjykata Kushtetuese qëllimshëm po e pengon reformën ...