Një artikull i publikuar nga 4 shkencëtarë të ndryshëm, tërheq vëmendjen e njerëzve për jetesën që do te vije pas pandemisë së koronavirusit, transmeton arbresh.info.
Shkencëtarët kanë deklarua që nëse mënyra e jetesës se njerëzve vazhdon në mënyrë te njëjtë ashtu siç ka qenë para pandemisë, COVID-19 nuk do të jetë virusi i fundit që do ta kaplojë botën.
“Shpërthimi I koronavirusit ka vetëm një arsyeje dhe kjo jemi ne” thane shkencëtaret duke pohuar se kjo pandemi mund të rikthehet në një mundësi.
Artikulli I botuar nga shkenctarët Josef Settele, Sandra Diaz, Eduardo Brondizio dhe Peter Daszak, thotë se “Tash është momenti I fundit kur njerëzimi ka në dorë kapërcimin e kësaj pandemie dhe ndërmarrjen e hapave për të ardhmen”.
Sipas këtij hulumtimi, shkatërrimi i pyjeve, zgjerimi i pakontrolluar i zonave bujqësore, ndërhyrjet kimikate në bujqësi, përshpejtimi I punëve në miniera, zgjerimi I infrastrukturës në mënyrë të pakontrolluar dhe ndërhyrjet në jetën e kafshëve të egra, kanë tronditur jetën natyrale të njerëzimit.
Të gjitha këto kanë bërë që sëmundjet e natyrës të transportohen në hapësirat e banimit të njerëzve. Me fjalë të tjera, kur njerëzit ndërhyjnë në habitatet natyrore, infektohen nga sëmundjet e shfaqura nga natyra.
Çfarë duhet të bëjmë?
Sipas këtij artikulli, 1.7 milion viruse të panjohura jetojnë midis gjitarëve dhe shpendëve ujorë. Nga ana tjetër theksohet se për parandalimin e përhapjes së këtyre viruseve, duhet të forcohen dhe të zbatohen ligjet që mbrojnë natyrën.
Shkencëtarët kanë pohuar se shëndeti i njeriut varet në mënyrë direkte nga kafshët, mjedisi dhe bimët. Pikërisht për këtë arsyeje nuk duhet të merren hapa në bazë të nevojave afatshkurta të njerëzve.
Duhet të ndihmohen sistemet shëndetësore të vendeve të varfra si dhe këto vende duhet të ndihmohen financiarisht/arbresh.info/
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...
Mund të largohet i lirë nga Barcelona, tre gjigantët evropia...
“Mashtruese”, debat i ashpër mes Xhenetës dhe Sarës