Gjithnjë kanë thënë se paraja nuk e blen lumturinë e botës.
Por hulumtuesit kanë zbuluar që është një shumë megjithatë për të cilën njeriu ka nevojë për të qenë i lumtur, dhe është shumë e madhe, transmeton portali arbresh.info
Studiuesit në Universitetin Purdue të Indianës kanë studiuar të dhëna nga 1.7 milionë njerëz në 164 shtete dhe kanë gjetur që për të qenë tërësisht i lumtur një njeri ka nevojë të fitojë 95 mijë dollarë në vit.
Në mënyrë që të jeni më pak të lumtur, por të keni “mirëqenie emocionale”, në thelb duke qenë të lumtur me jetën tuaj të përditshme, duhet të fitoni 60,000 deri në 75,000 dollarë në vit.
“Kjo mund të jetë e habitshme, sepse ajo që ne shohim në TV dhe çfarë reklamuesit na tregojnë ne jep indicie që nuk ka limit kur bëhet fjalë për sa para nevojitet për lumturinë, por tani shohim se ka disa pragje”, ka thënë kryesuesi i hulumtimit Andrew T. Jebb.
Hulumtimi u botua në revistën Nature Human Behavior./Arbresh.info/
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi