Pandemitë janë gjithnjë e më të shpeshta dhe të mundshme. Në këtë përfundim ka mbërritur një ekip ndërkombëtar studiuesish gjatë një studimi të botuar në revistën“PNAS” dhe të kryer nga Universiteti i Padovës.
Sipas tyre probabiliteti që një pandemi si ajo e Covid-19 të shfaqet në çdo moment dhe gati çdo vit është tani për tani rreth 2 për qind. Por studiuesit paralajmërojnë se tendenca po rritet, dhe se ajo mund të 3–fishohet në dekadat e ardhshme.
“Frekuenca me të cilën po shfaqen sëmundje të reja epidemike nga bota e kafshëve, është rritur ndjeshëm gjatë dekadave të fundit, dhe kjo për shkak të ndryshimeve antropogjene të mjedisit”- shpjegon Marko Marani, kreu i studimit, që shtoi se njerëzimi nuk është ende i përgatitur për epidemitë me intensitet të madh, të cilat nuk janë gjithsesi të pamundura 400 vjet histori
Për studimin, studiuesit analizuan të dhënat nga 4 shekujt e epidemive të mëdha (1600-2020). Gripi spanjoll e ka rikonfirmuar veten si pandemia më serioze në historinë e njerëzimit.Vlerësimet e të vdekurve, ku thuajse të gjithë janë të pasakta, variojnë midis 50 dhe 100 milionë njerëzve.
Në çdo rast, një masakër e vërtetë, duke pasur parasysh se në atë kohë popullsia e botës nuk arrinte as 2 miliardë njerëz. Intensiteti i epidemisë spanjolle, i përcaktuar nga autorët si numri i viktimave i ndarë me kohëzgjatjen e epidemisë, dhe i krahasuar në lidhje me popullsinë botërore të kohës, ishte rreth 5.7 për 1 mijë në vit. Për krijuar një ide se çfarë tregon kjo, Covid-19 ka treguar deri më tani një intensitet prej 0.3 viktima për 1 mijë në vit, pra rreth 20 herë më pak.
Skenarë pak a shumë të mundshëm
Shanset që një pandemi me intensitetin e Gripit Spanjoll të shfaqet sërish janë midis 0.3-1.9 për qind në vit, për periudhën e studiuar. Pra me fjalë të tjera, duke folur me aspektin statistikor ka të ngjarë që një
“Grip Spanjoll 2.0” të mbërrijë nga tani dhe deri 400 viteve të ardhshme.
Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që ne mund të jemi të sigurt për të paktën 3 shekuj. Një virus i tillë vdekjeprurës mund të zhvillohet brenda 2, 10, 100 apo 200 vjetësh, me të njëjtën probabilitet.
Ndërkohë për një “Covid 2.0”, mund të na duhet të presim vetëm 59 vjet, sërish sipas të dhënave statistikore. Pra me pak fjalë, ka shumë të ngjarë që një pandemi tjetër të na prekë gjatë jetës sonë, të fëmijëve apo nipërve dhe mbesave tanë.
Ndërkohë studimi llogariti mundësinë e një pandemie që mund ta shfarosë tërësisht njerëzimin nga faqja e Tokës. Një pandemia e tillë ka të ngjarë të ndodhë brenda 12.000 viteve të ardhshme. Por siç e thamë më lart, kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndodhë për 1, 10, 200, 1.000, apo 3 mijë vjetësh…/bota.al/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...