Dora njerëzore në vendbanimet e kafshëve tejkalon të gjithë kufijtë për shkak të shpyllëzimit.
Shkencëtarët thonë se urbanizimi i shkretëtirës së dikurshme kontribuon në shfaqjen e sëmundjeve zoonotike, ato që kalojnë nga kafshët te njerëzit, transmeton portal arbresh.info
Kjo përfshin edhe virusin e ri Covid-19, i cili ka të ngjarë që ka ‘kërcyer’ nga lakuriqët te njerëzit në qytetin e Kinës, pasi Kina me shpejtësi të madhe po urbanizon provincën Hubei.
Pandemia tjetër mund të shfaqet nga pylli i Amazonës, paralajmëron ekologu brazilian David Lapota.
“Amazona është një rezervuar i madh i viruseve”, tha ai për AFP.
Pyjet në të gjithë botën janë duke u zhdukur në mënyrë alarmante.
“Kur krijoni një një çekuilibër ekologjik, atëherë virusi mund të hidhet nga kafshët te njerëzit”, tha ai.
Sipas shkencëtarit e njejta gjë ka ndodhur HIV, Ebola dhe viruset tjera. “Këto viruse janë shfaqur dhe përhapur për shkak të pabarazive mjedisore”, thotë Lapola.
Biodiversiteti i madh i Amazon mund të shndërrojë rajonin “në pishinën më të madhe në botë të koronavirusëve”, tha Lapola, duke iu referuar koronaviruseve në përgjithësi, dhe jo vetëm shkaku i pandemisë ekzistuese.
“Ne kemi nevojë për të përmisuar marrëdhëniet mes shoqërisë sonë dhe pyjeve”, thekson ai. “Përndryshe, bota do të kaplohet nga viruse të ndryshme”, shtoi ai./arbresh.info/
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...