Pamjet shokuese të publikuara nga mediat e huaja tregojnë momentin kur një 31 vjeç u godit me thikë, ndërsa ishte duke ngrënë ushqimin të enjten në Nju Jork.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, videoja e marrë nga kamerat e mbikëqyrjes nga një dyqan aty pranë, tregojnë se si viktima është i ulur duke ngrënë ushqimin, rreth orës 6.25 të mëngjesit.
Ndërkohë, është një burrë, që thuhet të jetë 36-vjeç, i cili vjen tek ai.
Vrasësi afrohet me thikë në dorë dhe duket se i thotë diçka viktimës së tij, para se ta godasë atë në gjoks.
Viktima qëndron disi i shokuar për pak kohë i ulur, para se të tentojë të largohet nga aty, derisa sulmuesi shkon pas tij.
Viktima më pas shkon drejt një veture taksi, por përfundon duke u rrëzuar në kryqëzim para automjetit.
Thuhet se viktima më vonë është dërguar në një spital, ku më vonë ishte deklaruar i vdekur. Emri i tij nuk është publikuar.
E policia e Nju Jorkut kanë thënë se sulmuesi 36-vjeçar u arrestua në vendngjarje, i cili kishte thënë se viktima kishte tentuar ta grabiste dhe se sulmin e kishte bërë për vetëmbrojtje.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...