Organizata e kafshëve të vogla “PETA” akuzon shtëpitë luksoze të modës “Louis Vuitton” dhe “Gucci” për metoda mizore të vrasjes së zvarranikëve. Ata pretendojnë se kanë prova të palëkundura që zvarranikët po vriten brutalisht për të bërë çanta, rripa dhe portofolë.
Videot e postuara në websajtin e saj nga New York Post tregojnë punëtorët e thertores në Indonezi duke goditur vazhdimisht me thikë zvarranikët, hardhucave u lidhin këmbët dhe i zhytin në një vaskë me ujë dhe gjarpërinjve u prenë kokat.
“Peta” pretendon se Louis Vuitton merr lëkurën e zvarranikëve, ndërsa ata janë të gjallë për të bërë sende si çanta.
“Për shkak të fiziologjisë së tyre unike, hardhucat dhe gjarpërinjtë nuk vdesin menjëherë pas prerjes së kokës dhe truri i tyre mund të mbetet i aftë të ndjejë dhimbje për më shumë se 30 minuta”, tha PETA në një deklaratë.
Videot përkatëse tregojnë dy raste në të cilat trupat e zvarranikëve kanë vazhduar të lëvizin pas prerjes së kokës.
Sipas gazetës amerikane “New York Post”, organizata për mbrojtjen e kafshëve, PETA, ka arritur të futet fshehurazi në thertoret e zvarranikëve në Indonezi.
Fotot dhe videot e frikshme të therjes së zvarranikëve në një thertore në vend janë provat e para në duart e organizatës PETA dhe provojnë se si theren zvarranikët e përdorur në industrinë e modës luksoze, sipas zëdhënëses së PETA-s Ashley Byrne.
“Ne kemi prova të metodave mizore të vrasjes së zvarranikëve,” tha Ashley Byrne për Neë York Post, “por kjo është hera e parë që mund të zbulojmë se si vriten. Këto skena janë sikur në një film horror”.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...