Botërisht dihet se lepuri është tejet i shpejtë dhe i zhdërvjellët, dhe shumica e kafshëve që tentojnë ta zënë duhet të jenë të pushuar mirë, por, edhe atëherë ata në shumë raste dështojnë.
Këtë gjë më së miri e shpjegon videoja e publikuar më poshtë që është realizuar nga BBC, ku shihen dy ujq që më këmbëngulje i vërsulen një lepuri të bardhë të cilin shpresonin se do ta kenë si ushqim për drekë, transmeton Telegrafi.
Por, pasi një vrapimi maratonik ,lepuri me dinakëri arrin t’iu shmanget duke i lodhur pa masë, dhe në momentin që e kuptojnë se nuk mund ta zënë kërkojnë ndihmë nga ujqit tjerë.
Dhe duket se vrapimi i vazhdueshëm dhe presioni i tufës së ujqve e bën të veten, dhe pas dhjetëra kilometra vrapim lepuri dorëzohet dhe ata e fusin në mes dhe arrijnë ta kapin.
Edhe pse lepuri doli humbës dhe përfundoi në gojën e tyre, videoja tregon se si lepuri vazhdon të mbajë primatin si njëra ndër kafshët më të shpejta.
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri